Si e gjykojmë veten, a jemi ndonjëherë shumë të shpejtë në rrugë dhe cilat janë markat e makinave me të cilat garojmë më shumë? Zakonisht në krye do të prisnim shoferë të BMW-së apo markave të tjera sportive-luksoze, të cilët kanë makineri të fuqishme nën duar dhe këmbë, por e vërteta është ndryshe.
Kush vozit më shpejt, duke thyer shpesh kufijtë? Me këtë temë është marrë Allianz Direct Auto Report 2022, shkruan Revista HAK. Në një anketë përfaqësuese të kryer në Gjermani për 1000 shoferë, ata janë pyetur ndër të tjera nëse i përmbahen kufirit të shpejtësisë.
Në zonat e populluara – të paktën sipas mendimit të tyre – kryesisht drejtuesit e Fordit ngasin shumë shpejt. Rreth 54 për qind e tyre deklarojnë se e kalojnë shpejtësinë e lejuar. Ata pasohen nga drejtuesit e VW (52 përqind) dhe Škoda (46 përqind). Ngjashëm është edhe në drejtimin në rrugë të hapur. Në atë segment, drejtuesit e Škoda-s (64 përqind) i pranojnë më shumë mëkatet e tyre, të ndjekur nga Ford (60 përqind) dhe VW (55 përqind).
Drejtuesit e BMW-së mendojnë se janë ndër më të mirët, pra se më së shumti respektojnë kufijtë e shpejtësisë – në qytet 36 për qind ngasin shumë shpejt, jashtë qytetit 46 për qind. Duke parë të gjitha markat e automjeteve në total, çdo person tjetër thotë se nuk i përmbahet kufirit të shpejtësisë (urbane: 46 përqind, jashtë qytetit: 53 përqind)./FrontOnline/