Mjekëve në qytetin belg të Liege u është kërkuar të vazhdojnë punën edhe nëse kanë koronavirus.
Rreth një e katërta e stafit mjekësor thuhet se janë të sëmurë me Covid-19.
Tani 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv por nuk ka simptoma të vazhdojnë punën.
Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore i tha BBC se ata nuk kishin zgjidhje tjetër nëse do të parandalonin shembjen e sistemit spitalor brenda ditësh.
Një në tre persona të testuar po rezultojnë pozitiv me Covid-19 në qytetin belg dhe spitalet po transferojnë pacientët edhe në spitale tjera.
Në një konferencë shtypi, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sugjeruan kufizime në udhëtime, qëndrime në shtëpi dhe masa emergjente mund të jenë të nevojshme në të gjithë kontinentin për të luftuar valën e dytë të Covid-19.