×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në BE arrihet marrëveshje për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkan

    FrontOnline
    04 Prill 2024

    Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat përfaqësojnë 27 vendet anëtare të bllokut, kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan zyrtarët evropianë.

    Negociatorët e Parlamentit Evropian, Tonino Picula dhe Karlo Resler, thanë se me këtë marrëveshje sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve evropiane.

    Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.

    Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor.

    Tani, për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian. Kjo pritet të ndodhë në seancën e fundit plenare para se të shpërbëhet Parlamenti Evropian në prag të zgjedhjeve të reja që zhvillohen në qershor.

    Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor, seancat e fundit plenare do të mbahen nga 21 deri më 24 prill.

    Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti.

    Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

    Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

    Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike.

    Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën më 2023 nën ndërmjetësimin e BE-së.

    Ndërkohë, është tejkaluar mospajtimi rreth kushtëzimit apo jo të këtyre mjeteve me përshtatjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik./REL/

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025, raporton Ekonomia Online. Një vajzë dhe...
    Lajme01 Janar 2025
    Dridhjet e një tërmeti në Shqipëri janë dëgjuar edhe në disa zona të Kosovës, afër Kukësit. Sipas një lexuesi të Gazetës Express,...
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.