Mbrëmja e Big Brother VIP Albania ka rezervuar plot befasi për publikun mbrëmjen e së martës.
Telegrafi ka siguruar skemën programore para nisjes së spektaklit, i cili në mbrëmjen e sotme duket se do të ketë tri hyrje të reja.
Fillimisht mbrëmja duket se do të nisë me një dënim për Amosi, për fjalorin e përdorur brenda ambienteve të shtëpisë, për të vazhduar më pas me një debat mes çifti Kiara-Luiz dhe grupit tjetër në përbërje nga: Amosi, Dea dhe Olta.
Tutje, në spektakël do të diskutohet gjithashtu edhe për ndarjen e grupeve, ku si lider i ri i grupit të Oltës duket se është emëruar Kristi.
Prezantuesi i Top Channel, Bledi Mane, vajza e këngëtarit Sabiani – Kejsi Medini dhe aktori Ran Brahimi nga “Al Pazar” do të jenë tre emrat që pritet të hyjnë sonte.
Ndërkohë, krahas hyrjeve do të ketë edhe një eliminim, ku të nominuar gjatë këtyre ditëve kanë qenë të gjithë banorët me përjashtim të Kristit. /Telegrafi/