×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i AAK-së: Nëse nuk ka reflektim, pas katër viteve ndodh unioni Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidat për deputet, Ahmet Isufi, mbrëmë ka qenë i ftuar në televizionin ATV. Ai këtu foli për programin e AAK-së, si dhe arsyen se përse Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit. Ai tregoi se Haradinaj në shumë etapa ka treguar një qasje të sigurisë për vendin, dhe i ka dalur në mbrojtje sa herë që ka qenë nevoja. ‘Ofrimi i kandidaturës së kryetari Ramush Haradinaj ka të bëjë edhe me sigurinë për vendin.

    Këtë e kemi treguar edhe me sloganin Forca e Kosovës, sepse ne jemi për një Kosovë të fort, me ushtri të fortë si dhe ekonomi të fortë. Kështu e kemi proklamuar edhe në programin tonë, ku njëra prej shtyllave është edhe ekonomia. Ku me një ekonomi të fortë është edhe shteti më i fortë. Kjo bëhet me njerëzit adekuat të cilët mund ta zhvillojnë ekonominë. E dyta është siguria.

    Pa një siguri ç’fare i duhet Kosovës, në mënyrë që mos të ketë rreziqe as nga jashtë, por të ketë partneritet me NATO-n si dhe me mekanizmat e tjerë. E ne e dimë që FSK-ja është përgatitur si një strukturë e cila ka qenë tërë kohën me forcat e KFOR-it, ku shihet si një forcë vitale e cila meriton një trajtim të posaçëm’, tha Isufi. ‘Unë e di që presidenti ka kompetenca me që është komandant i forcave të armatosura, të vendit.

    Po ashtu edhe me instrumente të tjera të sigurisë që i ka Kosova, Presidenti ka qasje dhe e ka ndikim e vet. E një president i cili ka dhënë prova, që për sigurinë e vendit kujdeset shumë, është pikërisht zotëri Haradinaj. Afatizimet e z.Haradinaj për vitin 2025 janë përveç serioze, edhe të arsyeshme. Nuk mund të presim pambarimisht’, shtoi ai. Më tej Isufi tha se me vendosmërinë e Ramush Haradinaj është arritur që Dialogu me Serbinë të kaloj nga tavolina e Brukselit në atë të SHBA-ve. ‘ Si shtyllë tjetër e programit është edhe mirëqenia sociale.

    Shtyllë tjetër është edhe politika e jashtme, e cila ka të bëjë pikërisht me Presidentin, e që ne jemi të interesuar në këtë segment për shkak të devalvimeve që kanë ndodhur në Dialog, në veçanti qasjen e Mogerinit ndaj Kosovës, ku me qëndrimet e Ramush Haradinaj, si kryeministër në atë kohë, bisedimet kanë kaluar nga tavolina e Brukselit tëk SHBA-të. Kjo tregon se një qasje pragmatike të një lideri që duhet të jetë president i Kosovës’, tregoi tutje Isufi

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.