Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar, sot janë zhvilluar tri ndeshjet tejet interesante, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita e ka mposhtur Feronikelin me rezultat të pastër, 3:1.
Me këtë fitore, Drita kthehet në vendin e parë me 68 pikë, kurse Feroniekli mbetet në vendin e shtatë me 35 sosh.
Nga ana tjetër, trileri prej shtatë golash mes Arbërisë dhe Gjilanit i ka takuar gjilanasve me rezultat 3:4.
Fitorja e sotme e lë Gjilanin në vendin e katërt me 47 pikë, kurse Arbëria me humbjen e sotme mbetet në vendin e nëntë me 33 sosh.
Beseni (’20) shënoi për skuadrën pejane, kurse për mitrovicasit realizoi Muja në minutën e 64-t.
Dhe për fund, Trepça ’89 me këtë barazim është në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërkaq Besa në vendin e fundit me 12 sosh./FrontOnline/