Janë mbyllur pesë ndeshjet e xhiros së parafundit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina me fitoren 1:2 si mysafir i Gjilanit, e ka siguruar edhe zyrtarisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Me fitoren e sotme, Prishtina e “blindon” kreun me 78 pikë të tubuara, derisa Gjilani mbetet në vendin e pestë me 48 sosh.
Nga ana tjetër, përcjellësi më i afërt, Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Drenicën 0:3.
Drita me këto tri pikë mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, kurse Drenica në vendin e gjashtë me 42 sosh.
Ndërkaq, në vendin e tretë, Ballkani me shumë vështirësi fitoi në shtëpi 4:3 ndaj Trepçës ’89 duke zhytur mitrovicasit në vendin e parafundit në tabelë me 39 pikë, kurse suharekasit mbeten në vendin e tretë me 71 sosh.
Për fund, ndeshjen mes Arbërisë dhe Llapit e fituan lipjanasit 3:2, teksa Feronikeli e mposhti Besën 3:1.
Fitorja e sotme e ngrit Arbërinë në vendin e tetë me 40 pikë, kurse Llapi vazhdon të jetë në vendin e pestë me 42 sosh, ndërkaq Feronikeli gjithashtu ngritet në vendin e shtatë me 41 pikë, kurse Besa është e fundit me 12 sosh.
Ndryshe, xhiroja e fundit apo java e 36-të në Superligën e Kosovës luhet në fundjavën e ardhshme./FrontOnline/