Janë mbyllur dy ndeshjet e sontme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, në pasditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Arbëria ishte nikoqire e Dritës, kurse në “Bajram Aliu”, Drenica u përballë me Trepçën ’89.
Ndeshja mes Arbërisë dhe Dritës i takoi mysafirëve me rezultat 1:3.
Me këtë fitore, Drita ngritet në vendin e parë në tabelë me 58 pikë, kurse Arbëria bie në zonën e kuqe – në vendin e nëntë – me 27 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Drenica e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të pastër, 2:0.
Me këtë fitore, Drenica ngritet në vendin e tetë me 30 pikë kurse Trpeça ’89 mbetet në vendin e gjashtë me 32 sosh.
Sermaxhaj e nisi mbarë aventurën te Drenica, derisa ndeshja e sotme ishte debutuese për të./FrontOnline/