Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 34-t në Superligën e Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Kryendeshja e kësaj xhiro u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan mes Dritës dhe Ballkanit. Ndeshja në fjalë u mbyllë baras 1:1.
Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, kurse Ballkani në vendin e tretë me 68 sosh.
Nga ana tjetër, Prishtina e ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Feronikelit, 2:1.
Me këtë fitore, Prishtina e forcon kreun e tabelës me 75 pikë, kurse Feronikeli bie në vendin e tetë me 38 sosh.
Tutje, Trepça ’89 ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vlefshme ndaj Gjilanit, 2:1.
Kjo fitore e ngrit 89-shin në vendin e shtatë me 39 pikë, kurse Gjilani mbetet në vendin e katërt me 48 sosh.
Në ndeshjen “derbi” për mbijetesë, Arbëria barazoi me Drenicën 1:1, ku lipjanasit bien në vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa Drenica bie në vendin e gjashtë me 42 sosh.
Dhe për fund, Llapi e mposhti Besën me rezultat minimal, 1:0, për t’u ngritur në vendin e pestë me 42 sosh, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit me 12 sosh./FrontOnline/