Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, sot janë zhvilluar dy ndeshje interesante.
Kryendeshja u zhvillua mes Ballkanit dhe Prishtinës, kurse ndeshje interesante u zhvillua edhe mes Feronikelit dhe Llapit, raporton FrontOnline.
Ballkani u mund nga Prishtina në shtëpi me rezultat minimal, 0:1.
Me këtë humbje, Ballkani bie në vendin e dytë me 55 pikë të tubuara, kurse Prishtina mbetet në vendin e tretë me 54 sosh.
Nga ana tjetër, Feronikeli “deklasoi” Llapin duke e mposhtur në Drenas me rezultat 4:0.
Me këtë fitore, Feronikeli rikthehet në vendin e pestë me 34 pikë të tubuara, kurse Llapi bie në vendin e gjashtë me 33 sosh./FrontOnline/.