Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Prishtina e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:3, raporton FrontOnline.
Me këtë fitore, Prishtina është lidere e re e Superligës me 69 pikë të tubuara, kurse Llapi ndodhet në vendin e pestë me 39 sosh.
Nga ana tjetër, në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e ka mposhtur Ballkanin me rezultat të ngushtë, 2:1.
Me këtë humbje, Ballkani bie në vendin e tretë me 67 pikë, kurse Drenica ngritet në vendin e gjashtë me 38 sosh.
Dy ndeshjet në fjalë ishin të vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/