Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll në kuadër të javës së 28-të.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani ishte nikoqir i Feronikelit, kurse në Suharekë, Ballkani u përballë me Besën, shkruan FrontOnline.
Gjilani e mposhti me rezultat minimal, 1:0 Feronikelin, derisa në tabelë mbetet në vendin e katërt me 43 pikë.
Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 34 sosh.
Nga ana tjetër, Ballkani me fitoren 4:1 ndaj Besës ngritet në vendin e parë me 58 pikë.
Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit me dhjetë pikë./FrontOnline/