Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, përcjell FrontOnline.
Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e përfaqësueses A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.
Shumica e këtyre futbollistëve vijnë nga Superliga e Kosovës.
Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë./FrontOnline/