×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve- Ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës dimërore për të gjithë globin tonë.

    E mesa duket, ky proces është bërë një shqetësim për shkencëtarët, të cilët paralajmërojnë për pasojat që ka në shëndetin e njerëzve.

    British Sleep Society”, i ka kërkuar qeverisë britanike që të mbahet gjithnjë ora dimërore dhe t’i jepet fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.

    Ekspertët mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Winnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.

    “Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.

    Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

    “Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror,” shtoi Winnebeck.

    Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.

    Nga Rubrika
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Prindër të...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, deklaroi se shqipja do t’i mbijetojë barbarive të këtij...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet rreth projektbuxhetit për vitin 2025. Deputeti nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj ka thënë se LDK nuk...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se në seancën e sotme plenare, duhet të jetë kryeministri Albin Kurti ai që duhet...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, Arben Gashi i LDK-së deklaroi...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas adresimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Në adresimin e saj,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.