Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, komentohet gjithmonë për paraqitjet e saj.
Ajo kësaj radhe ka bërë një ndryshim drastik në pamje, duke i shkurtuar në masë të madhe flokët e saj.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në InstaStory, Taraku duket mjaft atraktive me ndryshimin e ri, i cili është komentuar në masë të madhe nga ndjekësit.
Flokët e zeza dhe në stilin e ri i kanë dhënë një pamje krejt më ndryshe dhe të freskët.