×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndriçohet komuna e Podujevës në shenjë solidarizimi me gratë dhe vajzat e dhu*nuara

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024

    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës.

    Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili shton se si sot ashtu edhe çdo ditë tjetër ritheksohet angazhimi kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti.

    “Sot në hapje të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në shenjë solidariteti me gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës si dhe me thirrjen për rritjen e ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore, kemi ndriçuar hapësirat e zyrave tona me ngjyrë portokalli. Në këtë ditë dhe secilën ditë tjetër ne ritheksojmë angazhimin tonë kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës ndaj grave në veçanti”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

    “Dhuna ndaj grave është manifestim i raporteve të pabarabarta mes grave dhe burrave, dhuna ka bazë të gjerë në strukturën shoqërore dhe angazhimi i të gjithëve është shumë i rëndësishëm. Ne besojmë dhe angazhohemi për një shoqëri të drejtë dhe ku barazia gjinore është realitet. Dhuna në secilën formë të saj është pengesa kryesore për përparim shoqëror, prandaj angazhimi ynë për ndërgjegjësim social kundër dhunës është i vazhdueshëm. Sot dhe çdo ditë tjetër!”.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar ministrit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami replikojnë në distancë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, deputeti...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...
    Lajme25 Nëntor 2024
    629 mijë euro janë investuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Bibliotekën e Shtimes. Kështu ka bërë të ditur kryeministri...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare te Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.