×
  • Vip
  • Vip

    “Ndoshta ma tha dhe s’e kuptova”, Egli tregon bisedën e ndjerë me Redonin

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2024

    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i vetëm, ditën e sotme kanë vendosur të largohen nga ky reality-show.

    I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej.

    Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

    Largimi i tyre solli reagime emocionale te disa banorë, përfshirë bukuroshen Egli Tako, e cila kishte një lidhje të ngushtë me Redonin dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që mërzia ishte e dukshme edhe te pjesa tjetër e banorëve.

    Teksa ishte duke diskutuar me Gertën jashtë në oborr, Egli u shpreh për Redonin duke thënë se:

    Mua më ka ndodhur ndonjë debat edhe me G-Banin dje dhe kur erdha këtu isha e prekur. Prekem dhe këtë ia kam sqaruar edhe atij që nuk e di nëse kjo është një gjë që unë i përgjigjem nga ana e karakterit dhe emocionale ashtu siç unë jam ndërtuar. Nuk bëj dot skena koti. Kapa një moment dhe hajde aty futu kot. Nuk e bëj dot dhe i kemi folur këto gjëra. Më ka thënë që mos e mendo në asnjë sekondë këtë gjë. Ke një gjë ndryshe nga të gjithë të tjerët për të dhënë këtu dhe më ka motivuar shumë. Më ka thënë që edhe mua më ke motivuar shumë që nga rrëfimi dhe ke fol me gojën time. Fjalët që ti ke thënë ishin goja ime që unë nuk i thashë dot. Më hapi një temë nga zemra për disa gjëra që i kishte vuajtur dhe më tha ti më kupton dhe je unë. Je unë versioni femër. Nuk e kam besuar sot kur ka ndodhur, në momentin e parë thashë jo është një lojë nuk ka shanse sepse mua do të ma kishte thënë patjetër. Ndoshta ma tha dhe unë nuk e kuptova, nuk e di. Më dha një përqafim të fortë dhe më puthi edhe në kokë por prapë duhet të më kishte sqaruar pak më tepër.

    Nga Rubrika
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fundit të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit. Sipas publikimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë. Më pas të dy ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.