Gjashtë të mitur janë certifikuar sot në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, në kuadër të trajnimit “Biseda për Ndryshim”.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës ky trajnim edukativ me ndikim social synon të ndihmojë të miturit në zhvillimin e aftësive të rëndësishme.
Ky synim, sipas tyre, përfshinë kuptimin e ndryshimit në aspektet pozitive dhe negative të gjendjes aktuale, përpunimin e ndjenjave dhe vlerave personale, rëndësinë e marrëdhënieve të shëndetshme si dhe ndërtimin e një vizioni për të ardhmen.