Të mërkurën, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se mesfushori i Bayern Munichut, Benjamin Dibrani ka pranuar të luajë me Përfaqësuesen e Kosovës.
Dibrani e zhvilloi një takim me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, shkruan FrontOnline.
Ylli i Bayern Munichut i thotë “po” Përfaqësueses së Kosovës
Në njoftimin e dhënë nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar bëhet e ditur se “100 përqund” Dibrani do ta përfaqësojë Kosovën.
Megjithatë, Dibrani ka thënë se ende nuk është përcaktuar mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ndonëse është i lidhur shumë me Kosovën, ai tregon se ende nuk ka vendosur.
“Jam shumë i lidhur me Kosovën, por ende nuk jam përcaktuar. Vetëm kemi biseduar. Ende nuk kam nënshkruar asgjë, vetëm më kanë dhënë kohë nëse do të vendosi për Kosovën apo Gjermaninë”, ka deklaruar Dibrani në RTV Dukagjini.
Ndryshe, Dibrani aktivizohet për grupmoshën U17 të Gjermanisë./FrontOnline/