Dje u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës.
Në Anamoravë, skuadra e Sharrit mposhti Galaksinë me rezultat bindës, 4:0, shkruan FrontOnline.
Ndonëse të gjithë futbollistët ishin agjërueshëm, Sharri ia doli të regjistrojë fitore të madhe.
Pas ndeshjes, kryesia e klubit shtroi iftar për futbollistët.
“Kryesia e FC SHARRI shtron iftarë për lojtarët që edhe sot me agjërim u kthyen në shtëpi me +3 pikë nga Gjilani.URIME FITORJA DJEM. FC SHARRI është i juaji”, thuhet në postimin e Sharrit në faqen zyrtare.
Sharri me këtë fitore forcon vendin e tetë me 35 pikë, e Galaksia mbetet në vendin e fundit, atë të 16-tin, me vetëm 11 sosh./FrontOnline/