Futbollisti i Anglisë, Bukayo Saka i ka befasuar të gjithë dje pas golit të shënuar nga Raheem Sterling.
Ndonëse Jack Grealish asistoi dhe Raheem Sterling shënoi, festa më e madhe u bë nga Saka, shkruan FrontOnline.
Ylli i Arsenalit u pa duke e hequr fanellën, pas golit të shënuar nga Anglia.
19-vjeçari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi pavarësisht se nuk kishte ndonjë meritë te goli, e festoi më shumë se të gjithë.
Kaq ka mjaftuar që ky episod të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale./FrontOnline/