Ndonëse nga veprimet e Kiarës dukej se lidhjes së saj me Luizin i kishte ardhur fundi, çifti u pajtua pasi këngëtari i kërkoi disa herë të falur.
Mes tyre pati përqafime dhe puthje, madje teksa po qëndronin në oborrin e “Big Brother VIP” që të dy patën një moment ku qanë.
Por fansave nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Pasi u pajtua me Luizin, moderatorja ka nisur të fshijë dhomën e gjumit dhe dëgjohet teksa këndon një këngë të Butrinit. Mund të themi se kjo nuk është hera e parë që ajo këndon këngë të Butrintit brenda shtëpisë. /Gazeta Express