Disa tifozë francezë nuk arritën të marrin pjesë në ndeshjen mes “Gjelave” dhe Hungarisë, pasi ata udhëtuan në Bukuresht, në vend të Budapestit.
Kur arritën në Bukuresht, ata filluan të bëjnë kërkime për stadiumin, shkruan FrontOnline.
Francezët u ndihmuan nga tifozët e Ukrainës, të cilët poashtu zbarkuan atje në të njejtën kohë.
Pas mungesës së të kuptuarit të gjuhës, dhe për shkak të njohurive të dobëta gjeografike, ata kuptuan se ishin 500 kilometra larg destinacionit të duhur.
Agjencioni që ua rezervoi biletat u arsyetua duke thënë se tifozët nuk e dinin saktë emrin e qytetit ku do të udhëtonin./FrontOnline/