Një grua ka njoftuar policinë se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë, por më pas të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, sipas ankueses.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
RRËMBIM NË TENTATIVË/Prishtinë 30.08.2022 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejn veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti i inicuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore./Front Online