Kosova arriti që të fitojë pikët e plotë në udhëtim ndaj Lituanisë, kundërshtar të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.
Në këtë ndeshje debutoi Amir Saipi portieri i Luganos, i cili e nisi si titullar nga minuta e parë takimin dhe pati një paraqitje të mirë.
Saipi tha se ishte shumë i lumtur për faktin se po e përfaqëson Kosovën, teksa u shpreh se për të ishte një befasi që e nisi takimin si titullar.
‘Dardanët do të kenë edhe një ndeshje tjetër në kuadër të Ligës së Kombeve pasi të martën do të presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Qipros.
Në takimin e fundit me qipriotët, Kosova arriti të fitojë me rezultat të thellë 4-0 dhe shpresojmë që i njëjti skenar të përsëritet edhe në kryeqytet./Telegrafi/