Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes nga pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm “Big Brother VIP”.
Gjithsesi reagimet ndaj saj kanë qenë të shumta, sidomos pas lidhjes me Donaldin, i cili i kishte shfaqur publikut momente romantike me prezantuesen Bora Zemani.
Anxhelina, kushërira e Beatrix, publikoi në Instastory një foto të kushërirës së saj ku shkruan “Shpirt i bardhë”, por mori një që nuk e priste një ndjekës.
“Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra meqë paska mbetur bardhësia te ajo. Pfff”, shkruan ndjekësi.
Ndërsa Anxhelina i ka kthyer po ashtu mesazh në Instagram
“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur! Të pastë zoti në dorë”, i ka shkruar ajo ndjekësit dhe bisedën e ka publikuar në Instagramin e saj.
Familja e Beatrix gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj sulmeve në rrjet:
Në rrjetin e saj social “Instagram” është publikuar një reagim lidhur me situatën e krijuar, me opinionet negative që i drejtohen herë pas here apo paragjykimet që i bëhen.
“Ne nje vend si Shqiperia ku gruaja vritet dhe gruas i ngel faji, nuk pres asgje me shume sesa komente dhe opinione dashakeqe per Beatrixen dhe linçimin publik te saj pas cdo fjale e gjesti brenda shtepise se BBV.Femrat e cfaredolloj moshe nuk e kane kuptuar ende qe duhet ta mbrojme dhe ta mbeshtesim njera-tjetren, pavaresisht nese pelqehemi apo jo, sepse shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri patriarkale dhe vetem te bashkuara mund te çajme perpara…”