Kryendeshja e javës së 27-të në Superligën e Kosovës i ka takuar Prishtinës.
në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka qenë nikoqir i skuadrës kryeqytetase, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme i ka takuar Prishtinës me rezultat minimal, 0:1.
Autogoli i Armend Thaqit në minutën e 35-të të ndeshjes ia ka dhuruar fitoren Prishtinës.
Tutje, të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por pa arritur të shënonin.
Me këtë fitore, Prishtina mbetet në vendin e tretë me 54 pikë të tubuara, kurse, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 55 pikë./FrontOnline/