Lëvizja Studentore Sudim Kritikë Veprim ka ndezur qirinj para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic.
Me thirrjen “Drejtësi për Klodianin”, të rinjët kanë ndezur qirinjët duke shprehur kështu paknaqësinë e tyre kundrejt institucioneve.
“Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën. Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Drejtësi për Klodianin!