×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndikimi i reduktimit të dyoksid karbonit në çmimin e ushqimeve

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Shkencëtarët kanë thënë se makineritë që heqin dyoksidin e karbonit nga ajri, do të jenë të nevojshme për të kontrolluar ngritjen e temperaturave globale. Mirëpo, këto pajisje do të kenë ndikim të rëndë në përdorimin e energjisë, ujit dhe tokës.

    Deri në vitin 2050, sipas studimit të ri, çmimi i ushqimit mund të rritet pesëfish në disa pjesë të botës.

    Pak para arritjes së marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015, hulumtuesit kanë tentuar të marrin vesh se çfarë do të thoshte në praktikë mbajtja e botës nën nivelin e ngritjes së temperaturës prej 1.5 gradësh Celsius, shkruan KOHA. Paneli ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) raportoi për këtë çështje në vitin 2018. Gjeti se ruajtja e kësaj temperature do ta detyronte botën që të arrinte zero emetime deri në vitin 2050, por do t’i duhej të hiqte dhe ruante një sasi të madhe të dyoksidit të karbonit nga atmosfera.

    Një prej ideve se si të arrihet ky qëllim quhet BECCS – bioenergjia me kapjen dhe ruajtjen e karbonit. Do të nënkuptojë rritja e drithërave që thithin dyoksidin e karbonit dhe pastaj djegien e tyre për elektricitet, duke kapur dhe ruajtur karbonin e prodhuar. Kritikët thonë se kjo ide do të ketë nevojë për përdorimin e sasive të mëdha të tokës dhe do të zvogëlonte sasinë e tokës së përdorur për bujqësi, në një periudhë kur po rritet popullsia globale.

    Kapja direkt e dyoksid karbonit

    Teknologjia tjetër, që ka nxitur interesimin e shkencëtarëve, quhet “Kapja Direkt në Ajër” (DAC). Makineritë nxjerrin dyoksidin e karbonit direkt nga atmosfera. Një numër i instalimeve testuese të kësaj ideje kanë dalë të suksesshme në Zvicër dhe në Kanada. Mirëpo, ka pak hulumtime rreth të dhënave se si do të kishte ndikim kjo teknologji në të korrura dhe çmimin e ushqimit.

    Raporti cek se do të duhej shumë burime të energjisë dhe ujit për t’i drejtuar këto makineri.

    DAC-it do t’i duhej sasi e madhe e nxehtësisë për të kryer procesin. Sipas shkencëtarëve, nxehtësia për këtë makineri është e barabartë me 115 për qind të konsumimit global të gazit natyror.

    Uji për makinerinë DAC do të kushtojë shumë, deri në vitin 2050. Do t’i duhej 35 për qind e ujit që tani përdoret për prodhimin global të energjisë elektrike. Ani pse DAC-it nuk i duhet shumë tokë, do të kishte nevojë për energji të madhe dhe pyje të reja.

    “Dua ta bëj të qartë se nuk do t’u hedhim ujë të ftohtë përpjekjeve për të provuar dhe zhvilluar DAC-in”, ka thënë prijësi i studimit, Andres Clarens, nga Universiteti i Virginias. “Mendoj se DAC-i do të jetë teknologji e rëndësishme që ka nevojë të zhvillohet. Por në stimulimet tona, ajo që kemi gjetur është se botës nuk do t’i duhet 100 për qind makineria DAC. Edhe me çmimet më optimiste për teknologjinë, botës do t’i duhet angazhimi i BECC-së nëse duam të arrijmë temperaturën 1.5 gradë Celsius. DAC-i nuk do të jetë e vetmja teknologji që na duhet”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.