Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.
Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai e dënoi këtë sulm të shkaktuar në infrastrukturën kritike, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Ndihmëssekretari i Aleancës Veriatlantike kërkoi hetim të plotë dhe transparent lidhur me ngjarjen.
“Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”, tha ai.