×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ndiheni të mërzitur në punë? 6 mënyra për të dalë nga kjo gjendje

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Keni dëshiruar ndonjëherë që puna juaj të jetë po aq tërheqëse sa edhe pushimet që kaluat? Të uleni përpara kompjuterit në punë dhe të mos e lejoni motin e keq të vjeshtës të ndikojë në humorin tuaj? Nëse po, atëherë është koha e duhur për të lexuar artikullin me këshillat e mëposhtme dhe të mudoheni që atmosferën që krijon stina e vjeshtës ta shndërroni në frymëzim në mënyrë të tillë që dita e punës t’ju ecë sa më mbarë.

    Ridekoroni ambientin e zyrës suaj

    Edhe nëse bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të vogël ju mund të ridekoroni ambientin tuaj të punës sepse një gjë e tillë konsiderohet si një ushtrim që do t’ju japë shumë energji pozitive. Filloni duke pastruar rrëmujën, sistemoni raftet mbi tavolinë, hidhni ato që s’ju duhen, vini shprehje frymëzuese nëpër mure apo foto të vendeve që keni vizituar apo që do të donit të vizitonit.

    Bëni një listë të objektivave që doni të arrini

    Bëni një listë të objektivave që doni të arrini në karrierën tuaj. Filloni nga ato aftatshkurtra e deri tek ato që duan më shumë kohë për t’u përmbushur.

    Një kafe me kolegët

    Sa më mirë t’i njihni kolegët tuaj, aq më të lehtë do ta keni bashkëpunimin me ta. Dhe ku ka më mirë se një kafe pas pune apo të shkoni të luani volejboll apo basketboll qoftë edhe një herë në javë.

    Vullnetar në një projekt

    Kjo është një prej gjërave që duhet ta bëni patjetër. Merrni pjesë si vullnetar në një projekt të caktuar në punë. Kjo mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të mësuar gjëra të reja dhe për të vënë në zbatim ato çka ju dini.

    Ndiqni kurse pas pune dhe mësoni diçka të re

    Aktivitete të ndryshme pas pune është një prej gjërave që neglizhohet më shumë nga ajo kategori njerëzish që janë të zhytyr në punë. Një gjë e tillë nuk ju ndihmon fare për të shkarkuar stresin dhe lodhjen e akumuluar gjatë ditës, prandaj këshillohet që të ndiqni kurse të ndryshme, p.sh kurse kërcimi, joga, palestra etj.

    Ndiqni kurse online

    Nëse nuk keni mundësi të shkoni të ndiqni një orë seminari sepse ambienti ku zhvillohet mësimi është tepër larg, atëherë ju këshillojmë që të regjistroheni në kurset online që ju interesojnë. Në këtë mënyrë, ju i kurseni vetes edhe kohë të cilën mund të harxhoni në diçka tjetër.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Të tjera
    Sport29 Dhjetor 2024
    Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 14-të. Sfidë shumë...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se i pari i...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Qendrat e votimit në të gjithë Kroacinë u hapën në orën 06:00 të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit,...
    Bota/Rajoni29 Dhjetor 2024
    Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punëtorë kanë raportuar se dikush e ka hapur automjetin e...
    Sport29 Dhjetor 2024
    Është në moshën 39 vjeçare, por ofertat për sulmuesin portagez nuk mungojnë, madje as golat dhe synimet për vendosjen e rekordeve Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.