Xhiro e 34-t në Superligën e Kosovës në futboll sot sjell një super përballje ndërmjet dy rivalëve për titull të kampionit.
Drita dhe Ballkani e zhvillojnë kryendeshjen e xhiros në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan FrontOnline.
Dy skuadrat që po luftojnë “me mish e shpirt” për trofeun e çmuar do ta sfidojnë njëra-tjetrën dhe cila skuadër pëson disfatë do të përshëndetet për titullin e kampionit.
Ndeshjet e zjarrta nuk mbarojnë këtu. Prishtina do të jetë nikoqire e Feronikelit të rrezikuar.
Superliga e Kosovës vjen sot me pesë ndeshje të mëdha, spikat derbi Drita – Ballkani
“Industrialistët” janë ende të rrezikuar për të rënë nga elita andaj do të udhëtojnë në kryeqytet për pikë të plota.
Të njëjtin synim kanë edhe të besuarit e Zekirija Ramadanit që në rast të fitores iu “buzëqesh” titulli.
Gjilani udhëton te Trepça ’89 në “Riza Lushta”, teksa Arbëria e Llapi janë vendas të Drenicës, respektivisht Besës.
Kompania e madhe e basteve, “SmartBets” ka publikuar tashmë kuotat e vetëm tri ndeshjeve, derisa ndeshjet Arbëria – Drenica dhe Llapi – Besa nuk janë përfshirë fare.
Në fotografinë e mëposhtme, i gjeni kuotat për vetëm tri ndeshje:
Ndeshjet e sotme:
Drita – Ballkani
Prishtina – Feronikeli
Trepça ’89 – Gjilani
Arbëria – Drenica
Llapi – Besa./FrontOnline/