Java e 32-të në elitën e futbollit kosovar nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme zhvillohet në Anamoravë, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita synon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Në dy ndeshjet e fundit, kampionia në fuqi e Kosovës, Drita nuk di për fitore, andaj sot kërkon vetëm tri pikë.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa
Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Pllana, Milickovic, Da Sila, Maliqi, Simonovski.
Nga ana tjetër, Arbëria e Dobrajës e cila po lufton për mbijetesë do të përballet me Gjilanin në Podujevë.
Formacionet zyrtare:
Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Llugiqi, Kryeziu, Cesar Santos
Gjilani: Ruçi, Kqiku, Dallku, Veliu, Halili, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Çyrbja, Progni.
Dhe për fund, Trepça ’89 që poashtu për synim e ka ekzistencën në elitë, është nikoqire e Besës në Mitrovicë.
Formacionet zyrtare:
Trepça ’89: Tofiloski, Berisha, Mashau, Nene, Deia, Nimani, Jashari, Arb. Muja, Darwish, Shala, Ard.Muja
Besa: Haxhijaj, Hana, Salihu, Halili, Maliqi, Xhaka, Haxhiu, Brruti, Beseni, Syla, Tahiri.
Të trija ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/