Java e 32-të në elitën e futbollit kosovar nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme zhvillohet në Anamoravë, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita synon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Nga ana tjetër, Arbëria e Dobrajës e cila po lufton për mbijetesë do të përballet me Gjilanin në Podujevë.
Dhe për fund, Trepça ’89 që poashtu për synim e ka ekzistencën në elitë, është nikoqire e Besës në Mitrovicë.
Të trija këto ndeshej janë “zhdukur” nga kompanitë e basteve, të cilat nuk kanë vendosur asnjë kuotë për këto sfida.
Të trija ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/