Kryendeshja e javës së 34-t në Superligën e Kosovës u zhvillua në pasditën e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kampionia në fuqi, Drita ishte nikoqir i Ballkanit, në ndeshjen e cila u mbyll baras 1:1, raporton FrontOnline.
Xhevdet Shabani fillimisht shënoi për Dritën, kurse rezultatin e barazoi “bomberi” i Ballkanit, Mirlind Daku.
Këtë ndeshje nga afër e përcolli edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.
Trajneri zviceran ka udhëtuar nga Zvicra në Kosovë për ta shikuar këtë ndeshje derbi, i cili dhuroi spektakël në pasditën e sotme./FrontOnline/