×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje vendimtare në Superligën e Kosovës në basketboll

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të zhvillohen ndeshje vendimtare, tre xhiro pa përfunduar garat e rregullta në elitë, përcjell FrontOnline.

    Vëllaznimi, që ende po lufton për mbijetesë do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në vendin e fundit me 33 pikë, një më pak se Sigal Prishtina, andaj kërkojnë fitoren në këtë sfidë shumë të vlefshme, kurse therandasit kanë grumbulluar 41 pikë, aq sa ka edhe Rahoveci apo një pikë më pak se lideri Ponte Prizreni.

    Rahoveci pas fitores ndaj Ponte Prizrenit do të përballet me Bashkimin, që ka grumbulluar 36 pikë dhe nuk është në një pozitë të dëshirueshme.

    Dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Trepça do të ndeshen të dielën. Pejanët kanë siguruar “Play-off”-in, duke mbledhur 38 pikë, kurse mitrovicasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në vendin e gjashtë në renditje.

    Sfida e fundit do të jetë mes Sigal Prishtina dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit, fitues të Kupës dhe Superkupës ndodhen në vendin e shtatë, me një pikë më shumë se Vëllaznimi dhe një më pak se Trepça, andaj kjo përballje është vendimtare për bardhekaltrit. Ndërkohë, prizrenasit janë në vendin e parë dhe synojnë të mbesin në këtë pozitë për garat e rregullta.

    Superliga – Java 26

    E shtunë

    17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

    19:00 Rahoveci – Bashkimi

    E diel

    17:00 Peja – Trepça

    19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni. /FrontOnline

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.