×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje nën hetime, ndeshjet e skuadrave serbe në Kosovë, afati kalimtar dhe edicioni i ri, KE i FFK-së mban mbledhjen e radhës

    FrontOnline
    25 Maj 2021

    Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE analizoi dhe diskutoi për rrjedhën dhe përfundimin e garave në këtë edicion, duke konstatuar se garat patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë si dhe përfundim të mirë, duke mos përjashtuar faktin se disa ndeshje janë nën investigim.

    KE diskutoi edhe për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe për të ashtuquajturën Kupë e Serbisë në territorin e Kosovës dhe me këtë rast KE sikur edhe më parë edhe njëherë ka reaguar ashpër, sepse i vetmi organ për zhvillimin e futbollit në territorin e Republikës së Kosovës është Federata e Futbollit e Kosovës, përcjell FrontOnline.

    Prandaj, KE është i vendosur që të mos lejojë zhvillimin e këtyre ndeshjeve që kanë karakter zyrtar, por njëkohësisht u bënë ftesë të gjitha organeve tjera shtetërore që të reagojnë ashpër në këtë drejtim.

    KE diskutoi edhe për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021. Po ashtu, KE përcaktoi edhe datat e fillimit të afatit kalimtar. Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021.

    KE diskutoi edhe për përgatitjet e ndeshjeve miqësore të Kosovës A, e ku u konstatua se përgatitjet po ecin mirë. Kështu, që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Maltës edhe atë në Austri, pasi që më parë është tërhequr Kombëtarja e Kazakistanit me shkakun se shteti i Kazakistanit nuk e ka njohur Kosovën.

    Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.

    Po ashtu, KE diskutoi edhe për kampin stërvitor dhe përgatitjen e Kosovës U21 për ndeshjen kundër Andorrës.

    KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.