Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vjosës do të përsëritet, kjo për shkak se Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë ka refuzuar ankesat e të dyja klubeve.
Për shkak të dhunës në fushën e gjelbër, kjo ndeshje ishte ndërprerë, shkruan FrontOnline.
Të dyja klubet u ankuan dhe nuk e donin përsëritjen e ndeshjes, por kështu nuk mendoi komisioni përkatës.
Vendimi i plotë:
“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 24.04.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, mbtetet në fuqi (të zhvillohet ndeshje e re, në terren neutral pasi qe terreni i KF “Fushë Kosova“ është i suspenduar nga Komisioni Displinor i shkallës së parë të FFK-së). Komisioni i Garave i Ligës së Dytë është kompentet për organizmin, vendin dhe datën e zhvillimit.
Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në ankesat e klubeve, materialet dhe provat e disponuara ka konstatuar se ndeshje e xhiros së 24 të Ligës së Dytë Fushë Kosova –Vjosa zhvilluar me datë 17.04.2021 e ndërprerë në minutën e 60 ka rezultuar fajësi të barabartë nga të dy ekipet. Për këtë arsye Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka inicuar procedurë disiplinor dhe ka shqiptuar masa disiplinore ndaj zyrtarëve të dy ekipeve dhe e ka suspenduar terrenin e KF “Fushë Kosova“ . Bazuar në nenin 58 të Rregullores së Garave Komisioni për shqyrtimin e ankesave mori vendimin e lartcekuar“./FrontOnline/