Anglia e Skocia kanë treguar një përballje të zjarrtë ndërmjet vete por për fat të keq po asnjë gol.
22 mijë tifozë që ishin mbledhur në stadiumin “Wembley” në Londër kanë sjell një atmosferë të zjarrtë në përballjen ndërmjet dy kombëtareve nga Britaniaa e Madhe, derisa edhe lufta në fushë ishte e tillë.
Anglia ka pasur diçka më shumë nga ndeshja, por raste të mira për gol kishte edhe Skocia. Gjithsesi, pas 90 minutave lojë në fund ndeshja u mbyll në paqe dhe pa gola.
Për Anglinë kjo ishte pika e katërt në dy ndeshje, ndërsa Skocia sonte mori pikën e parë në Evropian.
Anglia dhe Skocia janë ndeshur 114 herë mes tyre. “Tre Luanët” kanë regjistruar 48 fitore ndaj 41 të “Tartanëve”, ndërkohë që 25 takime kanë përfunduar në barazim.