Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se sonte gjatë lojës Maqedoni-Kosovë do të bëj tifo për atë të parën, pra do të jetë kundër Kosovës dhe do të mbështet përfaqësuesen maqedonase.
Ai në facebook ka shkruar “Sot është ditë e madhe” dhe në mbishkrim ka vendosur vetëm flamurin maqedonas.
Në komentet e postimit të tij, Zekiri mori shumë kritika dhe kundërshtime nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët thuajse se plotësisht janë në mbështetje të kombëtarës së Kosovës.
Postimi i plotë i Zekirit:
Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet këtë enjte në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.