Në 90 minutat e ndeshjes ndërmjet Kroacisë e Brazilit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës, Katari 2022, nuk është përcaktuar fituesi.
Mbetet të shihet nëse dilema do të zgjidhet në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, apo do të duhet edhe gjuajtja e penalltive.
Pikërisht pas 11-metërshave, kroatët e siguruan çerekfinalen, pasi ishin më të mirë se Japonia.
Në 90 minutat e ndeshjes së sotme, sidomos më pjesën e dytë, Brazili pati më tepër nga loja, pati edhe rast të mirë shënimi, megjithatë, rrjetat mbetën të paprekura.