Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Për këtë ndeshje ka shkruar edhe klubi i Arbër Zenelit, Reims.
Në rrjetin social “Twitter”, Reims shkruan:
“Dita e ndeshjes. Ndeshja e parë miqësore për Arbër Zenelin dhe Kosovën”./FrontOnline/
🇽🇰 Jour de match ! Première des deux rencontres amicales pour Arber Zeneli et le Kosovo 👇
Kosovo 🆚 Saint-Marin
🤝 Amical
🕒 18h pic.twitter.com/w9BWTulJ0O— Stade de Reims (@StadeDeReims) June 1, 2021