Derbi i Grupit F në Kampionatin Evropian të futbollit “Eur2020” i ka takuar Francës.
“Gjelat” kanë shënuar fitore minimale 1-0 kundër Gjermanisë në stadiumin “Allianz Arena” në Munich.
Goli që vulosi fatin e kësaj përballje ishte ai i minutës së 20-të kur mbrojtësi gjerman, Mats Hummels realizoi në portën e tij.
Francezët realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Mbappen dhe Benzeman, por që u anuluan me pretendimin për pozicion jashtë lojës.
Sidoqoftë, Franca e nis me fitore misionin për ta fituar Kampionatin Evropian të futbollit.