Është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Chelseat.
Në “Alfredo di Stefano”, skuadra e Zinedine Zidanes ishte nikoqire e Chelseat, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Madrid u mbyll baras 1:1.
Fillimisht, shënuan “Të Kaltërit” përmes Christian Pulisicit në minutën e 14-t të ndeshjes.
Pastaj, vendasit barazuan përmes Karim Benzemës në minutën e 29-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, përkundër disa rasteve, nuk pati më gola.
Finalisti i parë i Ligës së Kampionëve do të mësohet javën e ardhshme në “Stamford Bridge”./FrontOnline/