Të hënën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e katërt e “Play-off”-it në Ligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Bashkimit.
Skuadra prizrenase është në epërsi 2:1. Nëse fiton këtë përballje do të stoliset me titullin e kampionit, kurse nëse fiton Penza do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë, përcjell FrontOnline.
Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Ligës së Femrave.
Takimin e parë e fitoi skuadra pejane 63:84, kurse në dy ndeshjet tjera fituan vashat prizrenase 65:70 dhe 74:63.
Sfidat finale ishin mjaft interesante dhe kështu pritet edhe të hënën mbrëma.
Në garat e rregullta, këto dy skuadra u përballën katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.
Bashkimi ishte edhe në finale të Kupës, ku u mund nga Prishtina.
Ndeshja Penza – Bashkimi zhvillohet të hënën nga ora 19:00./FrontOnline/