×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtimi i autostradës Prishtinë – Merdare nis në pranverë, Abrashi tregon koston

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka folur sot për projektet infrastrukturore të zotuara në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, ka lëvizje pozitive dhe hapa konkretë drejt realizimit të tyre nga Qeveria e Kosovës.

    Në një konferencë për media rreth 100 ditëshit të punës së tij, Abrashi ka thënë se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në ShBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështeten tash edhe nga Bashkimi Evropian.

    Në mesin e këtyre projekteve është edhe autostrada Besi-Merdare. Abrashi tha se ndërtimi i saj do të nis në pranveë dhe se do të kushtojë deri në 250 milionë euro.

    “Projektet të cilat e mbulojnë këtë ministri, sikurse autostrada, hekurudha, stacioni multimodal dhe fizibiliteti për hekurudhën drejt portit në detin Adriatik, mendoj se ka lëvizje pozitive edhe hapa konkret. Të hënë e ardhshëm do t’i takojë zyrtarët e DFC-së dhe besoj që jemi një hap para finalizimit të marrëveshjes financiare. Kam dorëzuar tek ta(DFC) studimin e fizibilitetit që për autostradë ekziston, e dimë sa kushton, e dimë trasenë dhe si do të duket. Prandaj, për këtë projekt mund të fillojmë shumë shpejt dhe tani flasim vetëm për mobilizim të fondeve për me u realizuar ky projekt. Tek hekurudha duhet fizibiliteti, edhe për hekurudhën në drejtim të Merdares, edhe për pjesën deri në detin Adriatik. Fizibiliteti përfundon këtë vit për këto dy projekte hekurudhore… Unë besoj që autostrada Besi-Merdare fillon gjatë pranverës së vitit të ardhshëm”, tha Abrashi.

    Ndërsa, sfidë për këtë Abrashi thotë se mbetet shpronësimi i pronave, ku kanë mbetur pezull mbi 300 projekte infrastrukturore, edhe pse ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e tyre.

    I pari i Infrastrukturѱs foli edhe për rrugën Podujevë – Prishtinë, për të cilën tha se është paraparë që të hapen llote të reja dhe punime me intensitet më të lartë, pasi si ky projekt ka mbetur mbrapa.

    “Një rrugë që nuk është trajtuar ose është mbetur anash për një kohë të gjatë dhe e cila është mjaft e frekuentuar, fatkeqësisht ka edhe shumë aksidente, tanimë kemi filluar me trajtuar që është rruga Prishtinë-Podujevë. Për të cilën rrugë kemi një buxhet dhe synojmë shumë shpejt me i hap procedurat për llotet e mbetura. Rrugë tjetër të cilën ne synojmë me investuar vitin e ardhshëm është rruga nga Peja deri në bjeshkët e Rugovës, dhe mandej lidhja me Malin e Zi. Hasi në Prizren është anashkaluar për një kohë të gjatë dhe këtë vit është pjesë e buxhetit. Synojmë me i hap llotet e mbetura të rrugës nga Komorani deri në Skënderaj, sepse edhe kjo rrugë ka mbetur për një kohë të gjatë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.