×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron komanda e Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj.

    Ministri Maqedonci falënderoi kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re, shkruan Front Online.

    “Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, u shpreh ministri Maqedonci.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos...
    Lajme08 Korrik 2024
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar të dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi...
    Lajme08 Korrik 2024
    Janë bërë 25-vjet nga vrasja e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Ata ishin arrestuar nga Serbia, në fund të qershorit, pasi kishin...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shprehu bindjen se është e pamundur që presidenti rus, Vladimir Putin, të sulmojë një vend të NATO-s....
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se dialogu është i bllokuar nga presidenti i Serbisë,...
    Kronika08 Korrik 2024
    Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Një 26-vjeçar është therur për vdekje ditën e diel në Prizren, viktima u ther me thikë dhe u hedh nga një veturë....
    Sport08 Korrik 2024
    Jude Bellingham është shprehur i bindur se Anglia do të kalojë në finale të Euro 2024. “Tre Luanët”, nuk kanë bindur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.