Ka ndërruar jetë zyrtari dhe veprimtari i LDK-së, Ukë Kalludra.
Me këtë rast, i pari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Telegrami i plotë i ngushëllimit të Isa Mustafës:
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Ukë Kalludra.
Veprimtaria e tij do të mbetet e pa harrueshme për Degën e Klinës dhe LDK-në.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të Degës, z. Fadil Gashi, aktivistëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve të Klinës.”