Komuna e Ferizajt njofton se është ndarë nga jeta veterani i arsimit dhe ish drejtori i shkollës “Gjon Serreçi”, Rasim Tasholli.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shprehë ngushëllime familjet së të ndjerit.
Ky është postimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit, ish drejtorit të shkollës “Gjon Serreçi”, Rasim Tasholli. Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të njohurve të të ndjerit.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të shkollës “Gjon Serreçi”, veteranit të arsimit, Rasim Tasholli, na pikëlloi të gjithëve. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit, për vdekjen e familjarit të tyre e mësimdhënësit të viteve të hershme në Ferizaj” mbyllet telegrami i ngushëllimit.