Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e një punëtori të sigurimit në këtë ministri.
Me këtë rast kjo ministri u ka shprehur ngushëllime familjes, së afërmve dhe miqve të të ndjerit.
I ndjeri Imer Hoti në këtë minsitri punonte qysh nga viti 2018.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Imer (Nuhi) Hoti, i cili u nda nga jeta.
Imeri që vjen nga fshati Bradash i komunës së Podujevës, si i punësuar në një kompani private që ofron shërbime të sigurimit, ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga viti 2018, ndërsa nëpunësit e Ministrisë do ta kujtojnë atë përherë si një punëtor të zellshëm, me mirësjellje të lartë dhe vlera njerëzore.
I sinqertë, komunikativ, i gatshëm për ndihmë dhe i afërt çdo herë me zyrtarët e Ministrisë dhe palët.
Gjithashtu, MSh i ngushëllon të gjithë kolegët e Imerit në kompaninë private, ku ai ishte i angazhuar.
I përjetshëm kujtimi për Imerin!